Dragash, 18 maj 2022 – Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “OPFAKKOS”, dega ne Dragash, për sezonin pranveror të këtij viti përfundoi me sukses tri aktivitete për këtë kategori të shoqërisë.
Kreu i degës së kësaj shoqate, Shaqir Skeraj, tha për redaksinë tonë se sapo ka përfunduar aktiviteti i tretë, ku disa dhjetëra persona i ka çuar për trajtim në llixhat e Elbasanit. “Sapo jemi kthyer nga Elbasani me grupin e tretë të personave me nevoja të veçanta, ku kishim 42 persona. Ata kaluan tetë ditë në llixhat e Elbasanit, përkatësisht në fshatin Tregan, aty ku ndodhen llixhat më të njohura në Shqipëri. Sipas deklaratave të pjesëmarrësve, që të gjithë janë ndarë të kënaqur me aktivitetin tonë, duke na thënë se për tetë ditë ata janë përtërirë për tetë vjet”, tha Skeraj, duke falënderuar Komunën e Dragashit, e cila ka ndarë mjete për gjashtë persona që nuk qëndrojmë mirë ekonomikisht, për t’ua mundësuar që të trajtohen në këtë llixhë pa pasur nevojë të paguajnë. Njëkohësisht, Skeraj ka falënderuar edhe, Xhevit Çekrezin, pronarin e hotelit “Qetësia” për të cilin thotë se ka bërë më shumë seç duhej për të gjithë pjesëmarrësit që i kishte çuar atje shoqata e tyre. Për këtë mikëpritje, Skeraj i ka ndarë këtij hoteli Mirënjohje.
Si përfundim, Skeraj bëri të ditur edhe një donacion, ku dikush ua kishte dhuruar 20 shtaga (Paterica) për personat në nevojë.
Në llixhat e Elbasanit u trajtuan 42 persona me aftësi të kufizuara
POSTIMI PARAPRAKUN Women vazhdon mbështetjen për Dragashin!
POSTIMI I RADHËSKryetari Bexhet Xheladini uron 6 Majin, Ditën e Goranëve