Shoqata e Afaristëve “Sharri” bëhet me zyrë (Video)

Shoqata e Afaristëve “Sharri” bëhet me zyrë (Video)

Dragash, 16 shkurt 2018 – Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ashtu siç edhe iu kishte premtuar afaristëve nga kjo komunë, sot ua dorëzoi zyrën ku afaristët do të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të Shoqatës së afaristëve “Sharri”.
Edhe kryetari i Komunës edhe afaristët, u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ngritjen e kapaciteteve ekonomike në Dragash.
Në hapjen e kësaj zyre morën pjesë strukturat e qeverisjes komunale, të udhëhequra nga vetë kryetari Shabani, i cili ka premtuar edhe sot se do të mbështesë zhvillimin e bizneseve.