Mera Zymeri shpërthen sërish me patriotizmin e saj!

Mera Zymeri shpërthen sërish me patriotizmin e saj!

• Kënga më e re “Për shqiptari”, është dhurata që na e sjell këngëtarja jonë, Mera Zymeri, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo këngë, falë interpretimit me zemër nga artistja jonë e njohur, pritet të bëhet një hit i vërtetë, pasi duket që publiku e ka pritur shumë mirë.
Mera Zymeri listohet në mesin e artistëve që gjithmonë kanë sjell surpriza në tregun muzikor shqiptar, ndërsa ky hit vjen në 25-vjetorin e karrierës muzikore të saj.
Sipas asaj që vetë këngëtarja i ka thënë redaksisë sonë, orkestrimi i këngës është bërë nga, Alban Furtuna, ndërsa mysafir special në këtë këngë është aktori i njohur, Çun Lajqi.