Dragash, 11 korrik 2014 – Shoqata e Afaristëve “SHARRI” nga Dragashi, ndonëse e themeluar vetëm para pak kohesh, ka mbledhur rreth 50 persona në tryezë, në Iftarin që ka shtruar për krerët e institucioneve qeveritare dho joqeveritare të Dragashit, si dhe për krerët e shoqatës simotër nga Prizreni.
Kreu i shoqatës, Shpetim Kamberi, në fjalimin e rastit tha se kjo shoqatë është themeluar me qëllimin më të mirë, duke patur synim organizimin më të mirë të biznesit në këtë komunë të varfër. Në këtë rrugë, mbështetje ofruan të gjithë të pranishmit, duke u zotuar se do të ofrojnë mbështetje me aq sa do të kenë mundësi.