Dragash, 03 maj 2022 – Me golin e shënuar në minutën e 91′ nga Hamzi Omaj, KF “Opoja” e fiton ndeshjen ndaj KF “Arbana”.
Rëndësia e kësaj ndeshjeje është fakti se “Opoja” tashmë shpallet kampione e grupit (A), në Ligën e Tretë të Kosovës, me ç’rast kualifikohet për barazh, ku do të luaj me kampionin e grupit (B) në një ndeshje mjaft të rëndësishme për kualifikim në ligën e dytë të Kosovës.
Për këtë fitore kanë reaguar edhe shumë zyrtarë të Komunës së Dragashit, të cilët shprehen entuziazëm për më shumë sukses të klubit të vetëm nga kjo komunë, për të cilin qeveria lokale ka ndarë edhe mjete financiare për ta mbështetur.
KF “Opoja” kampione e ligës së tretë!
POSTIMI PARAPRAK“Hidroregjioni Jugor” me njoftim për banorët e Dragashit!
POSTIMI I RADHËSKryetari, Bexhet Xheladini, uron Fitër Bajramin