Prizren, 27 korrik 2021 – Pak pas orës 11:00, janë aksidentuar dy automjete me targa të huaja, në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, tek ish-Farmakosi. Për pasojë nuk ka pasur të lënduar por dëmet materiale janë të theksuara.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po e heton rastin, për të dhënë më pas më shumë detaje se si ka ardhur deri tek ky aksident, ndonëse gjendja në rrugë ishte e kënaqshme dhe kushtet atmosferike gjithashtu.
Një dëshmitar okular tha për redaksinë tonë se krejt kjo ngjarje ka ndodhur nga moskujdesi i drejtuesve të automjeteve por, i mbetet organeve përgjegjëse për ta konfirmuar këtë.