Vulin dhe Gjuriq sot masin forcat me Policinë e Kosovës!

Vulin dhe Gjuriq sot masin forcat me Policinë e Kosovës!

Prishtinë, 26 mars 2018 – Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet e saj në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë,  Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementimin e këtij vendimi. “Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë këtyre zyrtarëve serbë, të cilët kanë deklaruar se, edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e planifikuar në veri të Mitrovicës. Me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, Policia e Kosovës ka angazhuar njësi relevante policore, të cilat do të veprojnë konform situatës, në raport me vendimin e MPJ-së. Ndërkaq, do të ju lejohet hyrja vetëm personaliteteve, të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit, për vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.