Marko Gjuriq nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën

Marko Gjuriq nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën

Mynih, 14 shkurt 2020 – Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.
Marrëveshjet u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Riçard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Tramp për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Për Kosovën marrëveshjet i kanë nënshkruar, Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.