Vetëvendosje në Dragash zgjodhi kryetarin e saj!

Vetëvendosje në Dragash zgjodhi kryetarin e saj!

Dragash, 01 korrik 2018 – Lëvizja Vetëvendosje në Dragash sot ka zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhorë, për ta zgjedhur kreun e saj. Procesi ka përfunduar para pak çastesh dhe, sipas të dhënave nga terreni, mësohet se kryetar i Qendrës së VV-së në Dragash, me mandat 4-vjeçar është zgjedhur, Ibrahim Ajupi.
Procesi zgjedhorë është zhvilluar në dy vendvotime, njëri në zyrën e Lëvizjes në Dragash dhe tjetri në fshatin Bresanë, në lokalet e shkollës së fshatit, nga ora 10:00 deri në 16:00.