Studentët e UBT-së vizituan punishten më të madhe në Prizren

Studentët e UBT-së vizituan punishten më të madhe në Prizren

Prizren, 11 shkurt 2019 – Ditë më parë, studentët e Fakulteti të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të UBT-së, në Prizren realizuan vizitë studimore, në punishten më të madhe në këtë qytet, e cila kap sipërfaqen ndërtuese prej 5 mijë metrash katror. Kjo vizitë është organizuar në kuadër të modulit “Bazat e konstruksionit të betonit të armuar, dru dhe çelik”, e cila po studjohet në UBT.
Sipas krerëve të kësaj vatre arsimore me renome në Kosovë, qëllimi i kësaj vizitë ishte që studentët të shohin nga afër procesin e punës në këtë punishte, të fitojnë njohuri shtesë rreth elementeve konstruktive, në varësi të materialeve të ndërtimit të analizuar në punishte, si dhe konstruksionin e betonit dhe çelikut. “Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, vazhdimisht po organizon vizita të karakterit studimor, me qëllim të ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës, si dhe me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri e përvoja profesionale”, tha njëri nga drejtuesit e UBT-së.