Sot jetoj unë e nesër gjeneratat që do të vijnë!

Sot jetoj unë e nesër gjeneratat që do të vijnë!

Nga: Blendiana SELA


• Zoti na dhuron pjesën më të bukur të jetës, na dhuron shëndetin, na mundëson të studiojmë e të arrijmë synimet tona në jetë. Mirëpo, gjerat nuk bën t’i teprojmë se pastaj Zoti mund edhe të na i marri gjerat e dhuruara.
Ne kishim shëndetin dhe nuk dinim ta falënderonim Zotin, ndërsa sot, pasi po na kanoset shëndeti vdekjen sikur e shohim fare pranë vetes, e kuptojmë se sa e parëndësishme është jeta pa të bukurin shëndet. Sa e zbrazët është dita pa vajtur në shkollë, e që pak kohë më parë mezi prisnim t’i përfundonim provimet, e sot mezi presim t’i kthehemi bankave të shkollës e të universiteteve!
Universiteti është i bukur. Jemi ne ata që i japim shije çdo gjëje, sikurse që është jeta e bukur, varësisht prej asaj se ku vendosim ta kalojmë atë.
Virusi Korona (Covid-19) po përhapet, ndërkohë qe ne po tallemi. Ai do të mbetet pjesë e shakave tona, derisa të mos infektohet ndonjë pjesëtar i familjes sonë apo edhe vet ne. Atëherë do të shohim se sa shaka është e gjithë kjo punë. Ky virus do të kalojë dhe jeta do të vazhdoj për ata që do të mbetemi në këtë jetë. Pas këtij pauzimi të gjatë pres që unë, shokët e shoqet e mia, të kthehemi fuqishëm në rrugëtimin drejt realizimit të ëndrrave tona për të arritur atë që duam. T’i rrekemi punës për ta zhvilluar vendin tonë, me shpresën se, pas kësaj epidemie, ta kemi vërtetuar se nuk jetojmë individualisht por jetojmë kolektivisht. Sot jetoj unë e nesër gjeneratat që do të vijnë, e që ato gjenerata presin se do t’iu lëmë gjëra të bukura si trashëgimi!

(Autorja është studente në Kolegjin UBT, dega Infermieri, si dhe studente në Universitetin e Prizrenit, Shkencat Kompjuterike. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)

Radio Sharri