Sot i jepet lamtumira e fundit, Dursim Ademit!

Sot i jepet lamtumira e fundit, Dursim Ademit!

Dragash, 19 korrik 2025 – Familjarët kanë njoftuar se në fshatin Bresanë të Dragashit, pasditen e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Dursim Ademit, i cili dje humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte me traktor.
Kujtojmë se lajmi për këtë tragjedi ka tronditur dje gjithë Opojën dhe jo vetëm. Dursim Ademi (40) ishte një punëtor i palodhur, familjar i përkushtuar dhe anëtar i një familjeje që me vite të tëra ka dhënë kontribut atdhetar e politik. Së fundmi, babai i tij, Ymer Ademi, ishte anëtar i Kuvendit të Dragashit, ku njihej për kontributin e tij në këtë institucion. Para luftës, ai ishte i angazhuar në LDK, ku përmes këtij subjekti politik kishte dhënë kontribut në organizimin e jetës paralele që zhvillohej në atë kohë.
Familja Ademi ka marrë ngushëllim nga të gjitha institucionët e Komunës së Dragashit, miqtë e shokët, duke potencuar se këtë dhimbje të familjes Ademi e ndajnë të gjithë.


 

KËRKO FJALËT