Prishtinë, 05 mars 2015 – Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi, sot e ka shfryrë mllefin e tij ndaj organizatorëve të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, e cila u zhvillua në kazermën “Adem Jashari”, pasi nuk është intonuar himni kombëtar.
I hidhëruar skajshmërisht, Bekim Jashari tha se ndihet i turpëruar pa praninë e himnit kombëtar, në një ceremoni që organizohet për dëshmorët. “Për fat të keq, si asnjëherë më parë, pas luftës e deri më sot, nuk jam ndier më i turpëruar as nuk jam ndier as nuk po ndihem i nderuar as nuk po ndihem krenar sot që po gjendem në mesin tuaj. Turp”, tha Bekim Jashari.
Hamëz Jashari, bashkë me babanë, Shabanin, vëllanë Ademin, si dhe 50 anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë dhe të gjerë, u vra në betejën e Prekazit, e cila u zhvillua më 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
Shpërthen i biri i Hamëz Jasharit – Turp! (Video)
POSTIMI PARAPRAKCliff: “Burokracia është ajo që po e mbulon korrupsionin”
POSTIMI I RADHËSBerisha dorëzon në polici dosjen për skandalet në arsim!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.