Ridvan Kolloni përkujtohet në shkollën e tij!

Ridvan Kolloni përkujtohet në shkollën e tij!

Dragash, 19 mars 2018 – Në katërvjetorin e vdekjes tragjike, veterani i UÇK-së dhe mësimdhënësi në shkollën “Ulina” të fshatit Kosavë, Ridvan Kolloni, u përkujtua sot nga kolegët e tij dhe nxënësit e shkollës, ku ai kishte punuar deri në ditën tragjike.
Për ta përkujtuar sa më mirë, kolektivi i kësaj vatre arsimore po organizon një kuiz diturie, duke vlerësuar se mësimnxënja ishte synim i Ridvanit. “Sot u zhvillua raundi i dytë i Kuizit të Diturisë, kushtuar kolegut tonë, Ridvan Kolloni. Raundi i parë ishte zhvilluar para një jave, ndërsa finalja do të zhvillohet javën që vjen, ku do të garojnë me dije nxënësit e klasës 9 dhe ata nga klasa 8. Ky kuiz ka për qëllim nxitjen për arritje të reja në mësim dhe kujtimin për arsimtarin tonë të dashur, Ridvan Kollonin”, tha për redaksinë tonë, Hysen Tytyri, drejtor i shkollës së fshatit Kosavë të Dragashit.