Punon kundërligjshëm – Rrënon objektin kulturor!

Punon kundërligjshëm – Rrënon objektin kulturor!

Prizren, 17 tetor 2017 – Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Hysen Rexhepi” në Prizren është rrënuar muri i objektit të Kryqit të Kuq, i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore.
Policia e Prizrenit sqaroi sot se e kishte pranuar informatën menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe  krim-teknikët, të cilët kanë kryer procedurat hetimore, në prezencë të zyrtarëve komunalë. “Deri tek rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi një qytetar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk i ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit”, njoftoi zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se, me urdhër të prokurorit të shtetit, ky qytetar është mbajtur nën masën e arrestit.

Leave a Reply