Publikohet lista e kandidatëve për ushtarë në FSK

Publikohet lista e kandidatëve për ushtarë në FSK

Prishtinë, 17 prill 2019 – Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën me kandidatët, të cilët e kanë kaluar fazën e parë të testimeve për rekrutë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). “Ministria e Mbrojtjes i njoftonë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë kaluar fazën e parë të testimeve (Testi i njohurive të përgjithshme dhe testi fizik), se duhet t’i nënshtrohen testit të radhës (Intervistës)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithsej një mijë e 29 kandidatët njoftohen se plani, orari dhe vendi i intervistës do të publikohet, më së voni deri të premten, më 19 prill 2019.
Sipas të dhënave nga kjo ministri, janë gjashtë mijë e 759 të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur interesim për t’u bërë ushtarë të Kosovës. Nga ky numër, gjashtë mijë e 134 kandidatë ishin djemë ndërsa 451 vajza. Dëshirë për t’u bërë ushtarë të rinj kanë shprehur edhe 174 pjesëtarë të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë.

Shiko listën e plotë – KËTU