Policit që u plagos në Zhur i rrezikohet shikimi

Policit që u plagos në Zhur i rrezikohet shikimi

Prishtinë, 29 janar 2020 – Polici i lënduar në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit, Artur Mrasori, po vazhdon të mjekohet në QKUK. Ai ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, të cilët i janë dëmtuar rëndë.
Nga fotografitë që i ka parë gazetari ynë, lëndimet vërehen dukshëm në qafë, fytyrë dhe në sy, të cilat janë shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.
Edhe babai i tij, Ganimeti, ka thënë për media se gjendja e syve të të birit nuk është e mirë dhe se po shikojnë mundësinë për ta transferuar atë jashtë shtetit. “Gjendja nuk është e mirë. Po shikojmë mundësitë se si ta transferojmë diku jashtë për t’ia shpëtuar shikimin”, tha babai i Arturit, duke shtuar se djali i tij ishte i përkushtuar në profesionin e policit dhe se nuk do ta ndërronte atë me asnjë tjetër. “Dje i pata thënë se pëse nuk u mor me arsim, me që e ka fakultetin e kryer. Por, ai më tha se policinë nuk e lëshon”, tha Ganimeti, për ta dëshmuar se djali i tij e donte profesionin e tij prej polici.