Prizren, 10 qershor 2024 – Për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren do të shfaqet një koncert recital nga pianistja, Lule Elezi, nën shoqërimin e Orkestrës së Harqeve të Tiranës, me dirigjentin, Oleg Arapi. “Ndjehem shumë e lumtur dhe e përmbushur, me plot emocione, që në qytetin e fëmijërisë sime, në Prizrenin e bukur, organizoj koncertin recital, si soliste në piano, në shoqërimin e mrekullueshëm të Orkestrës së Harqeve të Tiranës, nën dirigjimin e Maestro, Oleg Arapi”, ka thënë pianistja, duke i ftuar adhuruesit që të marrin pjesë sonte në orën 20:00.
E kontaktuar nga redaksia jonë, pianistja e mirënjohur tha se po pret që sonte të ketë numër të madh adhuruesish. “Aktualisht jam në provat finale për koncertin e sontëm. Dua të shfaqem sa më mirë sepse pres një numër të madh adhuruesish të mi dhe të këtij zhanri muzikor e melodik. Nuk dua t’i zhgënjejë”, tha për redaksinë tonë pianistja, Lule Elezi.
Pianistja Lule Elezi sot shfaqet në koncertin recital në Prizren
POSTIMI PARAPRAKShqipëria mposhtet nga Italia në EURO 2024
POSTIMI I RADHËSKrerët e Dragashit sensibilizohen në Ditën Botërore të Mjedisit!