Pezullohet falja e Kurban Bajramit në xhamitë e Kosovës (Video)

Pezullohet falja e Kurban Bajramit në xhamitë e Kosovës (Video)

Prishtinë, 30 korrik 2020 – Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pezulluar faljen e Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.
“Pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit, edhe për 10 ditë në vazhdim pezullohen faljet në xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se ky është një vendim i dhimbshëm për BIK.
“Ky është vendim i dhimbshëm për BIK-un por një vendim me vend, ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që ta ruajmë shëndetin publik të qytetarëve, pasi kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s”, ka thënë Tërnava.

DREJTPËRDREJT • Radio SHARRI – Dragash

DREJTPËRDREJT • Konferenca për media e myftiut, Naim Tërnava, lidhur me faljen e namazit të Kurban Bajramit…

Gepostet von Radio SHARRI – Dragash am Donnerstag, 30. Juli 2020