Pensionet nuk u rriten – Është vetëm si ide!

avdullah hoti pensionetPrishtinë, 18 tetor 2015 – Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se rritja e pensioneve është vetëm një ide, e cila pret aprovimin në Qeveri dhe në Kuvendin Kosovës. “Rritja e pensioneve për 100 euro, që tani është si ide, do të bëhet duke filluar një aksion institucional për t’i identifikuar personat që marrin nga dy pensione, një nga Qeveria e Kosovës dhe një nga ndonjë shtet tjetër e më pas t’i ndalet pensioni që merr nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Hoti në një konferencë për media, të cilën e organizoi sot, pasi portale të ndryshme e kanë përhapur lajmin, kinse rritja e pensioneve tashmë ka ndodhur.
Ky lajm që u përhap nga portalet, me synim marrjen e klikimeve, e pati gëzuar shtresën e moshës së tretë, të cilët shpresuan për një mirëqenie paksa më të mirë. Mirëpo, siç tha Hoti, me shumën e mjeteve që synohet të kursehen nga pensionet që do të ndërpriteshin për ata që marrin një pension nga ndonjë shtet tjetër, do të arrihet rritja prej 100 eurosh, për ata që gëzojnë vetëm pension të Kosovës.

Leave a Reply