Parlamenti Evropian miraton MSA-në për Kosovën

msa kosova miraimiBruksel, 21 janar 2016 – Me 486 vota PËR, Parlamenti Evropian e ka miratuar sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Lajmin e ka kumtuar vetë ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, duke thënë se kjo marrëveshje do të ndikojë, si në përforcimin e procesit reformues ashtu edhe në përshpejtimin e realizimit të ëndrrës për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Parlamenti Evropian sot, në seancën e vetë plenare, dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkënënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbër edhe nga Parlamenti Evropian dhe mbetet që të hyjë në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE-së”, ka shkruar Çollaku në profilin e tij në Facebook, duke i falënderuar eurodeputetët për votën e tyre pozitive që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të, siç është shprehur, ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike.

Leave a Reply