Në Restelicë nis projekti për mbrojtje nga ortekët

Në Restelicë nis projekti për mbrojtje nga ortekët

Dragash, 01 tetor 2022 – Pas përfundimit të studimit të fazës së fizibilitetit nga organizata japoneze JICA, mbështetur nga Komuna e Dragashit, ka filluar implementimi i mbjelljes së 30 mijë pishave të llojit HORMOQ.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve në këtë projekt, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, tha se me këtë projekt po synohet të bëhet mbrojtja nga ortekët e mundshëm në lagjen më të rrezikuar në Restelicës. “Pikërisht në këtë vend, para 10 viteve, nga orteku i borës pësuan 10 anëtarë të familjes Reka. Prandaj, ne nuk duhet të presim që të përsëritet kjo tragjedi. Duhet gjithsesi ta parandalojmë”, tha Xheladini.
Kujtojmw se, më 11 shkurt të vitit 2012, një ortek i madh dëbore përfshiu Restelicën, ku rrënoi 16 shtëpi, brenda të cilave ndodheshin 11 anëtarë të familjes Reka, 10 prej të cilëve vdiqën nën dëborë. E vetmja që u shpëtua nga forcat e FSK-së, ishte Amsera Reka, atëkohë vetëm 7-vjeçe.