Në Prizren organizohet “Lutja e Fitores” së Turqisë ndaj kurdëve!

Në Prizren organizohet “Lutja e Fitores” së Turqisë ndaj kurdëve!

Prizren, 25 janar 2018 – Bashkësisë Islame e Kosovës dhe Kryesia për Çështjet Fetare e Turqisë (Diyanet), të mërkurën kanë organizuar në Prizren, në xhaminë e Sinan Pashës, lutje që e kanë quajtur si “Lutja e Fitores”, në mbështetje të ushtarëve turq që po marrin pjesë në operacionin kundër kurdëve. Kjo lutje është kryer, pas namazit të jacisë, ku qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit, janë lutur për ushtarët turq, duke iu dëshiruar atyre që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke. Programi është udhëhequr nga, Mustafa Tombash, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe njëkohësisht edhe imam në xhaminë e Sinan Pashës në Prizren.
Në këtë program, ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya. Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është në ditën e pestë dhe realizohet në Afrin të Sirisë, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe, sipas të dhënave turke, ai po korr shumë sukses, raporton – Anadolu Agency