Në Kuklibeg të Dragashit, rrufeja vret bariun!

Në Kuklibeg të Dragashit, rrufeja vret bariun!

Dragash, 07 korrik 2016 – Moti i lig që mbretëroi të mërkurën, i përcjellë me breshër e bubullima, i ka marrë jetën një bariu 40 vjeçar, në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, i cili e ka njoftuar mbrëmë policinë, rreth orës 21:00.
Pas pranimit të informacionit, njësitet përkatëse të policisë dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin. “Rrufeja ka vrarë bariun (S. H. 40 vjeç). Ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është konstatuar se rrufeja ka vrarë edhe 13 dele”, thuhet në komunikatën e policisë së Prizrenit.

Leave a Reply