Në Gorë votuan 982 qytetarë – Votimi kaloi qetë!

kutia e votimit zgjedhjet serbeDragash, 24 prill 2016 – Në zgjedhjet e Serbisë, për të cilat votuan edhe një pjesë e banorëve të Gorës së Dragashit, gjithçka ka kaluar qetë dhe pa asnjë incident.
Kështu kanë raportuar për Radio Sharrin zyrtarët përgjegjës që u morën me këto votime, të cilat u organizuan nga OSBE, si “grumbullim votash” dhe jo si proces zgjedhor.
Një burim i besueshëm ka konfirmuar për radion tonë se, numri i atyre që kanë votuar në Gorë është 982, numër ky që është konsideruar simbolik, krahasuar me numrin e atyre që kishin të drejtë vote. Sipas të dhënave që ekipi jonë ka siguruar gjatë ditës, të drejtë vote kanë pasur rreth 7.500 banorë të Gorës, por që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë që iu mundësohet nga dyshtetësia që posedojnë.

Leave a Reply