Në Gjermani arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar?

kancelarja angela merkelBerlin, 27 nëntor 2013 – Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe partia kryesore e qendrës së majtë, kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e qeverisë së re. Negociatorët nga blloku i demokristianëve të Merkelit dhe social-demokratët, kanë thënë se tashmë kanë rënë në ujdi për “koalicionin e madh”. Megjithatë, marrëveshja duhet të mbështetet në një votim edhe nga anëtarët e social-demokratëve. Nëse ajo miratohet, Merkel mund të betohet për mandatin e tretë, kah mesi i muajit dhjetor. Blloku i saj ka fituar më së shumti vota, në zgjedhjet kombëtare që u zhvilluan në Gjermaninë, por nuk ka arritur të fitoj shumicën parlamentare.

Leave a Reply