Në fshatin Zlipotok të Gorës përleshën tre persona!

Në fshatin Zlipotok të Gorës përleshën tre persona!

Dragash, 23 qershor 2021 – Policia ka njoftuar sot për një përleshje që kishte ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Zlipotok, ku janë arrestuar tre meshkuj goranë pasi që të njëjtit, në një shitore të fshatit, janë përfshirë në rrahje mes veti. “Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime, dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndërsa njëri prej tyre ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.