Në fshatin Shajne një shtyllë mbahet nga telat!

Në fshatin Shajne një shtyllë mbahet nga telat!

Dragash, 16 prill 2020 – Ndonëse jemi në kohë pandemie, banorët e fshatit Shajne të Dragashit kanë reaguar për një shtyllë elektrike, të cilës thonë se ia kan frikën. Kjo, sepse, sipas tyre, mbetet çështje ditësh se kurë ajo do të rrëzohet në tokë dhe, për faktin se ndodhet afër xhamsë së fshatit ku edhe shpesh lozin fëmijët, mund të ndodhë edhe fatkeqësia.
Në një denoncim që e kanë adresuar në redaksinë tonë, banorët e këtij lokaliteti kërkojnë nga përgjegjësit që ta kenë prioritet ndërrimin e kësaj shtylle. Thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën po kalojmë por, siç thonë, nëse do ta kenë si prioritet këtë ndërhyrje, mbase edhe do të bëjnë gjënë e duhur.