Në brigjet e Italisë mbytet anija me rreth 700 persona!

anija po mbytetRomë, 19 prill 2015 – Një anije, me rreth 700 persona në bord, është mbytur në kanalin e Sicilisë, rreth 60 milje larg brigjeve të Libisë. Mediat italiane raportojnë se ende nuk ka të dhëna për rrethanat që çuan deri në këtë ngjarje tragjike. Gjithashtu, ende nuk raportohet se për ku ishte nisur kjo anije dhe çfarë mund të ketë shkaktuar mbytjen e saj.
Mendohet se të gjithë që ishin në bordin e anijes kanë humbur jetën. Por, forcat detare italiane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe po shpresojnë se mund të shpëtojnë ende njerëz. Aktualisht kanë raportuar se kanë mundur të shpëtojnë 28 persona të mbijetuar.

KËRKO FJALËT