Në autoudhën “Ibrahim Rugova” gjendet një burrë i vdekur!

Në autoudhën “Ibrahim Rugova” gjendet një burrë i vdekur!

Prizren, 25 nëntor 2019 – Mbrëmë është gjetur një burrë i vdekur brenda veturës së tij, në autoudhën “Ibrahim Rugova”, njoftoi sot policia rajonale në Prizren, pa dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Policia e ka gjetur pa shenja jete një mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte në automjetin e tij me targa të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i IML–së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është shpënë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi”, thuhet në raport, duke shtuar se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.