Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, qëndroi në Dragash

enver hoxhaj dragashDragash, 09 qershor 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, të dielën ka qëndruar në Dragash, ku është takuar me krerët e degës së PDK-së, me të cilët ka shkëmbyer urime për rezultatin e zgjedhjeve. “Qëndrova në Dragashin fitues, ku u takova me kryetarin, Salim Jenuzi. Vizitova strukturat dhe shtabin zgjedhor të PDK-së, e cila ishte mjaftë e organizuar dhe e mobilizuar. Sot fitoi PDK, fitoi Dragashi, fitoi Kosova”, ka thënë Hoxhaj, i cili më pas, në në një konferencë të jashtëzakonshme në Prizren, shpalli fitoren e PDK-së, të cilën e quajti historike. Sa i përketë Prizrenit, Hoxhaj ka thënë se në qytetin historik PDK ka shënuar epërsi me një dallim të madh kundrejt partive të tjera. “Bashkë me fitoren e PDK-së në Prizren, shënuam fitore edhe në Rahovec e Dragash, ndërsa në Suharekë jemi ngjitur në vendin e dytë, nga vendi i tretë që ishim. Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin që treguan ndaj kryeministrit Thaci dhe Misionit të Ri të PDK-së. Ju jam mirëonjës për mbështetjen tuaj në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoxhaj.