Linda Morina iu dhuron fansave një vallëzim oriental (Video)

linda morina vallezim orientalPrishtinë, 05 janar 2015 – Në një shkrim të mëhershëm që kemi botuar, redaksia jonë ju ka sjellë intervistën e zhvilluar me Linda Morinën, këngëtaren që iu ka kënduar, pothuajse të gjithë liderëve politikë, por edhe dëshmorëve dhe veprimtarëve të tjerë. Kësaj radhe, Linda Morina i ka përshëndetur fansat e saj me një vallëzim oriental, i cili duket se është xhiruar me telefon.
Menjëherë kanë vërshuar komentet, në të cilat duket se ajo ka shumë fansa, por ka edhe persona që nuk ngurrojnë të tallen me të, madje edhe ta fyejnë përmes komenteve.
Radio SHARRI e ka kontaktuar protagonisten në këtë video, për të marrë më shumë informacione dhe ka mësuar se kjo video është bërë për qejfin e sajë. “E kam bërë për pikë të qejfit tim, si dhe për dëshirë të fansave të mi që i dua shumë. Prandaj iu kam dhuruar diçka të bukur”, thotë Linda.

Shiko pamjetVIDEO

Leave a Reply