Largohen nga rruga rrëshqitjet e dheut në Restelicë

Largohen nga rruga rrëshqitjet e dheut në Restelicë

Dragash, 04 mars 2018 – Pas reshjeve të pandërprera të shiut, që u krijua situatë shumë e vështirë në rrugën e Restelicës, ku rrëshqitjet e dheut dhe shkëmbinjve kishin bllokuar lëvizjen, sot u bë e mundur largimi i pengesave dhe rruga është e hapur për qarkullim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se po veprohet në të gjitha segmentet rrugore, për t’i rikthyer ato në kushtet e normalitetit.