Shqipëria humb në tavolinë – Serbia dënohet me tre pikë!


uefa logoGjenevë, 24 tetor 2014 – Komisioni Disiplinor i UEFA-së e ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren prej 3:0.
Në vendimin e shpallur mëngjesin e sotëm, UEFA i ka hequr 3 pikë Serbisë dhe e ka dënuar me dy ndeshje, pa tifozë. Më tej, në vendimin e kësaj organizate ndërkombëtare të futbollit, thuhet se është vendosur që të gjobiten dy federatat e futbollit, me nga 100 mijë euro gjobë.
Pas këtij verdikti, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për shqyrtimin e vendimit të UEFA-së. E pakënaqur me këtë verdikt është shprehur edhe Serbia.


 

KËRKO FJALËT