Referendumi në Skoci – Sot dita vendimtare!


skocia referendumiEdinburg, 19 shtator 2014 – Sot mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare, Britania e Madhe. Kjo, pasi skocezët kanë votuar në referendumin për pavarësi. Ata iu drejtuan kutive të votimit për t’iu përgjigjur pyetjes: A duhet të jetë Skocia shtet i pavarur?
Procesi i votimit është hapur në orën 07:00 të ditës së djeshme dhe është mbyllyr në orën 22:00, ku u votua në 2608 qendra votimi në të gjithë vendin. Sipas zyrtarëve, rezultati pritet të shpallet gjatë orëve të para të ditës së sotme, transmetojnë mediat nga e mbarë bota. Në ditën e fundit të fushatës, udhëheqësit dhe simpatizantët e të dyja palëve dolën nëpër rrugë dhe mitingje gjatë një fushate që ka brenda edhe frikën dhe shqetësimin, por edhe shpresën për të ardhmen. Mbështetësit e pavarësisë mbajtën një takim masiv në qendër të Glasgout, ku bënë thirrje që të votohet “Pro, për një Skoci më të begatë”.
Në të njëjtën kohë, aktivistët pro mbetjes në bashkësi u mblodhën në një shesh tjetër, jo larg nga kundërshtarët, duke bërë thirrje për opsionin kundër ndarjes nga Britania e Madhe.
Në ditën e fundit të fushatës, ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, publikoi një letër për popullin skocez, në të cilën u thoshte se, do të kenë pushtetin në duart e tyre, kur të vendosin për të ardhmen e vendit. Të drejtë vote kishin rreth 4 milionë e 300 mijë qytatarë, ndërsa numërimi i votave do të bëhet në 5 mijë e 579 qendra të votimit.