Opoja ironizon me protagonistët e ngërçit politik!


mos ndaloni arritemBellobrad, 17 tetor 2014 – Vendbanimi që shtrihet në qendër të krahinës së Opojës, Bellobradi, mengjesin e së premtes është zbardhur me disa posterë, në të cilët ironizohen protagonistët kryesorë të skenës politike kosovare, veçanërisht ata që më së shpeshti jemi duke i parë në çdo edicion lajmesh televizive.
Në rolet kundërthënëse janë ilustruar kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, kreu i LDK-së – Isa Mustafa, kryetari i Vetëvendosjes – Albin Kurti, kryetari i AAK-së – Ramush Haradinaj, si dhe një person i vizatuar, i cili duket me uniformë ushtarake dhe në dorë mban ngritur flamurin e Serbisë. I gjithë skenari është ilustruar buzë një gremine, në të cilën janë ofruar shefat e partive që përbëjnë koalicionin e Bllokut.
Një karrocë kuajsh, të cilët po i drejton kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mban ngarkuar hartën e Kosovës. Kokat e kuajve janë ilustruar me portretet e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, dhe me atë të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtyre të fundit, teksa ishin ndaluar në cep të greminës, Kurti po iu thotë: “Mos u ndalni, gati e mbërrimë qëllimin”. Ndërkohë, poshtë greminës, dikush që po e valvit flamurin serb, e josh Kurtin që t’i shtyj edhe pakë “kuajt” e tij, me fjalët “Grahi, grahi dhëndër”.grahi dhender qerres
Krejtë këtë ngjarje po e vëzhgon nga një kënd kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, i cili po e pyet vetën se ku po e çojnë këta Kosovën “Ku n’drq po e çojnë Kosovën këta hajvana”, e pyet vetën Thaçi në këtë ilustrim.
Radio SHARRI, pas një sinjali nga qytetarët, ka dalë në vendngjarje, ku ka fotografur njërin nga këta posterë, mu në udhëkryqin kryesor, ku fluksi i njerëzve dhe automjeteve është më i madhë, në vendin e quajtur “Zasoja”.
Gjatë kohës së sundimit monist, si dhe gjatë dekadës kur sundoi Milosheviqi, pikërisht ky vendbanim në komunën e Dragashit ishte shndërruar në qendrën kyçe për hedhjen e parullave kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Kjo kishte bërë që sistemi i atëhershëm t’i organizonte meshkujt e Bellobradit që të bënin roje gjatë natës, për t’i parandaluar ata që po hidhnin parulla.