Këto janë votat e Dragashit për PDK-në – Thaçi i pari, Bedri Halimi i dyti!

bedri halimi kandidatDragash, 11 qershor 2014 – Pas numërimit të votave për kandidatët e PDK-së në Dragash, ka rezultuar se kandidati i kësaj partie nga komuna e Dragashit, Bedri Halimi, ka marrë 2536 vota, ani pse partia e tij është votuar nga 3976 votues.
Sipas kësaj përllogaritje, të cilën e ka dhënë KQZ-ja në rezultatet preliminare, Halimi nuk është votuar nga gjithsej 1440 votues të PDK-së nga kjo komunë. Ndërkohë, votuesit nga komuna e Dragashit i kanë dhënë kreut të partisë, Hashim Thaçit, 2998 vota, e që i bie se 978 persona nuk e kanë votuar liderin e PDK-së, ani pse e kanë votuar partinë që e udhëheq ai.

Lista e votave për PDK-në nga secila qendër e votimit:

Dragash – 294 vota.
Brod – 09 vota
Restelicë – 14 vota
Glloboçicë – 03 vota
Rapçë – 01 votë
Brezne – 289 vota
Bresanë – 723 vota
Blaç – 285 vota
Kosavë – 287 vota
Kuk – 531 vota
Bellobrad – 155
Zgatar – 189 vota
Shajne – 185 vota
Mlikë – 0 vota
Zym – 86 vota
Radeshë – 07 vota
Leshtan – 03 vota
Plavë – 180 vota
Xërxe – 42 vota
Krushevë – 07 vota
Vraniç – 01 votë
Buçe – 95 vota
Zaplluxhe – 194 vota
Brrut – 192 vota
Kërstec – 01 votë
Rrenc – 118 vota
Zlipotok – 01 votë
Pllajnik – 84 vota
Orçushë – 0 vota
Dikancë – 0 vota.