Hatim Baxhaku falënderon votuesit – Kjo është lista e deputetëve shqiptarë!


hatim baxhaku deputetDragash, 26 qershor 2014 – Doktori nga Bellobradi, Hatim Baxhaku, i cili garoi për mandatin e dytë në Kuvendin e Kosovës nga lista e LDK-së, ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për tu futur në Kuvend. Ndryshe nga mandati i kaluar, kur u desh të largoheshin disa deputetë, të cilët fituan në zgjedhjet për kryetarë komunash, që Baxhaku të futej në Kuvend për disa muaj, kësaj radhe ai do të futet që në fillim të konstituivit të Kuvendit. Kështu, Baxhaku bëhet personi i parë nga komuna e Dragashit, i cili me votat e qytetarëve fiton mandatin e deputetit.
Në profilin e tij në Facebook, Baxhaku i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë votën, duke u zotuar se ai do të jetë përfaqësues i denjë i popullit. “Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, të dashur miq. Ndihem krenar, por edhe përgjegjës ndaj votës suaj të shenjtë, përmes së cilës ju ma besuat edhe një mandat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ju falënderoj për përkrahjen tuaj dhe ju jam mirënjohës që ma besuat detyrën për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës. Do të angazhohem me terë qenien time, për ta arsyetuar votën tuaj, sepse ju e meritoni një jetë më të mirë, të dinjitetshme e pa frikë, se çfarë do të sjell e nesërmja. Uroj të punojmë bashkërisht për të mirën e vendit tonë, për fëmijët tanë dhe për ringjalljen e ndjenjës, se bashkë mund të ngadhënjejmë mbi vështirësitë me të cilat po përballemi çdo ditë”, ka shkruar mes tjerash Baxhaku.
Sa i përket numrit të deputetëve që partitë do t’i kenë në Kuvend, PDK-ja prin me 37 deputetë, LDK 30, VV 16, AAK 11, Nisma 6 dhe Lista Srpska 9 deputetë.
Në bazë të rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këta do të jenë deputetët e ri në Kuvendin e Kosovës, nga partitë shqiptare:

PDK – (Partia Demokratike e Kosovës)

1. Hashim Thaçi
2. Kadri Veseli
3. Enver Hoxhaj
4. Elmi Reçica
5. Hajredin Kuçi
6. Memli Krasniqi
7. Rafet Rama
8. Arsim Bajrami
9. Raif Qela
10. Agim Aliu
11. Fadil Beka
12. Labinotë Demi – Murtezi
13. Sala Berisha – Shala
14. Bekim Haxhiu
15. Xhavit Haliti
16. Ramiz Kelmendi
17. Latif Gashi
18. Adem Grabovci
19. Azem Syla
20. Zenun Pajaziti
21. Agim Çeku
22. Naim Fetahu
23. Nuredin Lushtaku
24. Besim Beqaj
25. Nezir Çoçaj
26. Gëzim Kelmendi
27. Rrustem Mustafa
28. Mexhide Mjaku – Topalli
29. Flora Brovina
30. Blerta Deliu – Kodra
31. Edita Tahiri
32. Margarita Kadriu – Ukelli
33. Selvie Hakimi
34. Vlora Çitaku
35. Xhevahire Izmaku
36. Luljeta Veselaj Gutaj
37. Safete Hadergjonaj

LDK – (Lidhja Demokratike e Kosovës)

1. Isa Mustafa
2. Vjosa Osmani
3. Teuta Rugova
4. Anton Quni
5. Ismet Beqiri
6. Nuredin Ibishi
7. Arben Gashi
8. Haki Demolli
9. Kujtim Shala
10. Sabri Hamiti
11. Armend Zemaj
12. Avdullah Hoti
13. Hykmete Bajrami
14. Njomza Emini
15. Naser Osmani
16. Lirie Kajtazi
17. Hatim Baxhaku
18. Shpejtim Bulliqi
19. Muhamet Mustafa
20. Fatmir Rexhepi
21. Ali Sadriu
22. Sadri Ferat
23. Adem Salihaj
24. Blerim Grainca
25. Agim Ademaj
26. Salih Morina
27. Alma Lama
28. Besa Gaxheri
29. Teuta Sahatqia
30. Doruntinë Maloku-Kastrati

Lëvizja Vetëvendosje

1. Albin Kurti
2. Visari Imeri
3. Glauk Konjufca
4. Ilir Deda
5. Dardan Sejdiu
6. Rexhep Selimi
7. Liburn Aliu
8. Besnik Bislimi
9. Ismail Kurteshi
10. Mytehar Haskuka
11. Sali Salihu
12. Aida Dërguti
13. Puhie Demaku
14. Albulena Haxhiu
15. Shqipe pantina
16. Erleta Hoti

AKK – (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Pal Lekaj
4. Donika Kada Bujupi
5. Bali Muharremaj
6. Blerim Shala
7. Time Kadrijaj
08. Rrustem Berisha
09. Lahi Brahimaj
10. Teuta Haxhiu
11. Melihate Tërmkolli

NISMA

01. Fatmir Limaj
02. Jakup Krasniqi
03. Haxhi Shala
04. Shukrije Bytyqi
05. Zafir Berisha
06. Valdete Bajrami