Angela Merkel shpërthen nga gëzimi – Katër herë del nga kontrolli!

gezohet angela merkel• Kancelarja gjermane, ​Angela Merkel, e ka pasuruar spektaklin në tribunën “Salvador de Bahia”, gjatë ndeshjes që e fitoi Gjermania kundër Portugalisë.
Kancelaria gjermane, e veshur me pantallona të bardhë dhe xhaketë të kuqe, e ulur pranë Michel Platini dhe Blatter, ka shpërthyer në gëzim, pas çdo goli që jepnin futbollistët gjermanë. Ajo ka kërcyer në këmbë katër herë, pa u demoralizuar fare, pasi portugezët nuk arritën të shënojnë asnjë gol kundër gjermanëve, në kampionatin botëror që po zhvillohet në Brazil.