Kryetari i degës së LDK-së në Dragash takohet me Abdixhikun

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash takohet me Abdixhikun

Prishtinë, 13 korrik 2021 – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur të hënën në Prishtinë kreun e Degës së Lidhjes Demokratike në Dragash, Qamil Kollonin, si dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin. Në këtë takim pune, siç i deklaroi redaksisë sonë kryetari i degës, Qmil Kolloni, u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të organizohen më 17 tetor të këtij viti. “Do t’i vazhdojmë koordinimet me kryetarin Abdixhiku dhe strukturat qendrore të Lidhjes, me qëllimin e vetëm që të shkojmë drejt fitores në këto zgjedhje. Asnjëherë nuk kemi parë më shumë interesim për Dragashin, sikurse që e pamë tek kryetari Abdixhiku”, tha për redaksinë tonë kryetari i degës së LDK-së, Qamil Kolloni, duke paralajmëruar se Abdixhiku shumë shpejt pritet ta vizitojë Dragashin.