Kredia që për pak nuk rezultoi me tragjedi!

pompa derivate prizrenPrizren, 21 shkurt 2014 – Një rrahje masive ka ndodhur në mes të anëtarëve të familjes Braha dhe pronarëve të një pompe karburanti, në periferi të qytetit të Prizrenit.
Ngjarja ka mundur të përfundojë tragjikisht, po të mos ishte një patrullë e policisë, e cila ka ndërhyrë shumë shpejt, duke çarmatosur njërin nga personat që po mbante në dorë një armë automatike.
Siç raporton RTK, në këtë rrahje kanë përfunduar në spital 4 persona, ndërsa janë shoqëruar për në stacionin e policisë 9 të tjerë. Njëri nga anëtarët e familjes Braha, ka thënë se deri tek kjo përleshje ka ardhur, pas mosmarrëveshjes mes palëve, e cila ka rrjedhur kur kjo pompë ishte nxjerrë në shitje nga një bankë komerciale, pasi prona ishte në hipotekë dhe pronari nuk ka arritur të paguajë këstet e kredisë, për gati një vjet. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i çështjes, i cili ka filluar të merret me rastin. Ndërkohë, katër personat e plagosur, mësohet se janë goditur me shufra hekuri dhe, sipas policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply