Konstituohet Kuvendi – Qeveria nuk ia doli sonte!

kuvendi i kosovesPrishtinë, 08 dhjetor 2014 – Kadri Veseli është zgjedhur në krye të parlamentit, duke marrë 71 vota për, ndërsa kundër tij kanë votuar 42 deputetë. Të pranishëm në seancë ishin 119 deputetë. Gjithashtu janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Nga komuniteti serb është zgjedhur Jasmina Zhivkoviq, ndërsa nga komunitetet tjera pakicë është zgjedhur Duda Bale. Në fjalimin e tij, Kadri Veseli ka përmendur dëshmorët, por ka përmendur edhe kontributin e Ibrahim Rugovës.
Për dallim nga Kuvendi, pas një debati tejet të gjatë, nuk u votua qeveria, por Kuvendi u thirr për ditën e nesërme në orën 12:00. Me këtë shtyrje nuk janë pajtuar partitë opozitare, por kjo, sipas asaj që ka raportuar portali “Express” u bë për shkak se Lista Serbe nuk është e kënaqur me ministritë që i janë ndarë për t’i udhëhequr në qeverinë e re. Raportohet se Lista Serbe ka kërkuar edhe menaxhimin e Doganave dhe disa vende në AKI.

Leave a Reply