Konfirmohet rasti i tretë në Dragash me Covid-19

Konfirmohet rasti i tretë në Dragash me Covid-19

Dragash, 27 prill 2020 – Para pak çastesh, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e testeve të fundit, ku nga 17 rastet e reja të infektuara në Kosovë, një rast rezultoi të jetë në fshatin Plavë të Dragashit.
Më herët, kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, si dhe drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari, në prononcimet e tyre për redaksinë tonë kanë apeluar tek qytetarët që të bëjnë më shumë kujdes dhe t’iu përmbahen rekomandimeve nga institucionet gjegjëse, në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e këtij virusi famëkeq.