Dragash, 24 korrik 2025 – Bazuar në Ligjin Nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe Nenin 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në koordinim me Grupin Punues për Organizimin e Dëgjimeve Buxhetore, ka publikuar Kalendarin e dëgjimeve buxhetore me publikun, lidhur me Draftbuxhetin e vitit 2026.
Të gjithë të interesuarit për informata rreth dokumenteve buxhetore, financave dhe buxhetin e Komunës së Dragashit, mund t’i gjejnë në këto vegëza:
https://dragash.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/…
https://dragash.rks-gov.net/financat/
Ndërkaq, kalendarin e organizmit të dëgjimeve buxhetore mund ta gjejnë në këtë vegëz:
https://dragash.rks-gov.net/…/2025/05/Kalendari-Scan.pdf
Nëse nuk keni mundësi për të marrë pjesë me prezencë fizike në këto takime, kërkesat, komentet dhe sugjerimet për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028, mund t’i dërgoni në e-mail adresat:
qamil.kolloni@rks-gov.net
burim.aliu@rks-gov.net
fari.kolloni@rks-gov.net