Kinezi u gjet i gjallë, pas 17 vjetësh bllokimi në minierë!


minierat kineze kuriozitetPekin, 10 maj 2014 – Një grup minatorësh qymyri, në perëndim të provincës Xinjiang në Kinë, u ndeshën me një rast të pabesueshëm, teksa po gërmonin në një minierë të vjetër, e cila ishte mbyllur 17 vjet më parë, pas një tërmeti që shkaktoi shembjen e disa pjesëve të mëdha të tuneleve. Teksa po hapnin galerinë, ata gjetën 59-vjeçarin, Cheung Uai, i cili i kishte mbijetuar aksidentit të vitit 1997, por që dukej në gjendje shumë të keqe.
Menjëherë ai është shpënë në spital, ku do t’i bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes së tij fizike dhe mendore. Ai ishte bllokuar në tunel, bashkë me trupat e 78 personave të tjerë, pasi një tërmet me magnitudë 7.8 shkallësh goditi këtë regjion, ku shkaktoi shembjen e strukturës mbështetëse të drurit të minierës. Disi me fat në këtë fatkeqësi, Cheung shpëtoi falë disa kanaleve të ventilimit, të cilët ende ishin të lidhura me sipërfaqen duke i lejuar atij që të kishte oksigjen, mjaftueshëm sa të mbijetojë. Njëkohësisht, ai kishte një sasi të jashtëzakonshme të orizit dhe ujit, të cilat ishin ruajtur në një depo nëntokësore, të dedikuara posaçërisht për këso raste. Rasti i Cheung mbetet unik dhe përbën një rekord botëror, në bazë të autoritetit universal mbi rekordet Ginis.