Haxhinjt e Maqedonisë, në shtëpi i pret kontrolli për Ebolën!

mekke_haxhinjt_ebolaShkup, 10 tetor 2014 – Mbi një mijë pelegrinë, shtetas të Maqedonisë, të cilët shkelën tokën e shenjtë myslimane në Mekë dhe Medinë, sapo të kthehen në shtëpi do t’i nënshtrohen kontrollit të rreptë mjekësor, pasi dyshohet se mos janë prekur nga ebola.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë kanë paralajmëruar se do të fillojnë t’i kontrollojnë shtetasit e tyre, të cilët qëndruan në Mekë dhe Medinë, për të kryer ritualin e Haxhit. “Ata mund të sjellin në vendin tonë sëmundje të rrezikshme si kolera, malaria dhe ebola, e cila së fundi ka prekur edhe vendet e Evropës.
Çdo qytetar që rikthehet në Maqedoni do të jetë objekt i mbikëqyrjes mjekësore, për shkak se mund të jenë të prekur nga sëmundjet që janë të pranishme në rajonin ku kanë qëndruar këta persona. Për të parë shfaqjen e simptomave të këtyre sëmundjeve, nevojiten 23 ditë mbikëqyrje”, citojnë mediat nga Maqedonia, mjekun Zvonko Milenkoviq.

Leave a Reply