Haxhi Krasniqi: “Po arritët ju deri këtu, do t’më keni fans të flaktë”

robin haxhi krasniqiMunih, 23 mars 2015 – Boksieri i njohur me prejardhje nga Kosova, Haxhi Krasniqi, pas humbjes nga Jurgen Brahmer, në meçin për titull kampioni në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBA, i ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen që i dhanë në këtë luftë, ndërkohë që iu është përgjigjur edhe atyre që e kanë kritikuar për këtë humbje.
Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se është shumë i dëshpëruar për humbjen e pësuar, por fakti që ka marrë pjesë në këtë meç, duhet të vlerësohet. “Nuk dua t’ju arsyetohem, por dua t’ju falënderohem dhe dua t’ju them se asnjeri në këtë botë nuk do të gëzohej më shumë se unë, nëse do ta fitoja duelin e së shtunës. Andaj, asnjeri në këtë botë nuk u hidhërua dhe nuk u mërzit më shumë se unë nga kjo humbje! Ju falënderoj shumë të gjithë ju që më keni përkrahur dhe vazhdoni të më përkrahni gjithmonë. Ju falënderoj që besuat dhe vazhdoni të besoni në mua. Do t’ju mbetem gjithë jetën falënderues! Atyre që u zhgënjyen dhe u dëshpëruan nga unë, nuk dua t’ju kërkojë falje por dua t’ju them diçka; nëse ju do të arrini ndonjëherë deri këtu ku arrita unë, me punë, djersë dhe vullnet, atëherë të jeni të sigurt se unë do të jem fansi i juaj më i flaktë, sepse vetëm unë e di dhe e kuptoj se sa e vështirë ishte rruga ime drejt titullit të botës në boksin profesionist”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Leave a Reply