Haradinaj, sot e kaloi ditën në bjeshkët e Restelicës!

Haradinaj, sot e kaloi ditën në bjeshkët e Restelicës!

Dragash, 30 qershor 2018 – Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot e ka kaluar një pjesë të mirë të ditës, duke ecur në bjeshkët e Restelicës, fshat ky në territorin e Gorës së Dragashit. Ai është shoqëruar nga banorët e këtij fshati, të cilëve iu ka premtuar se rruga që ka filluar së asfaltuari drejt Maqedonisë do ta ketë mbështetjen e tij financiare që të përfundojë sa më parë.
Në një set fotografish që ka publikuar, Murat Mushka, aktivist nga ky fshat, i cili merret edhe me artin e kësaj treve, duket se si Haradinaj është shoqëruar me banorët, duke shfaqur modesti. Ai është ndier i barabartë me këta banorë, duke e shijuar natyrën maksimalisht.