Grida Duma pranon humbjen – Paralajmëron betejë (Video)

pranon humbjen grida dumaDurrës, 24 qershor 2015 – Kandidata e bllokut të djathtë që garoi për të parën e Durrësit, Grida Duma, e ka njohur publikisht humbjen përballë kandidatit të së majtës, por nuk i ka uruar atij fitoren. Përkundrazi, ajo ka paralajmëruar një betejë të ashpër politike në vazhdim.
“E njoh humbjen, si realitet, por që vjen si pasojë e presionit shtetëror. Do të jemi bashkë të gjithë për ta përballuar çdo betejë në rindërtimin e standardit të vlerave reale, të një qytetarie mijëra vjeçare. Këtu nuk është fundi i asgjëje por fillimi i një bejteje që do ta kemi bashkë. Nuk është rasti i urimit të fitores, si në plot raste të tjera, sepse nuk ka rast të ngjashëm në këtë përmasë me atë që ndodhi në bashkinë e Durrësit”, ka thënë kandidatja e djathtë, Grida Duma, duke paralajmëruar fillimin e një beteje të fuqishme politike.

• Shiko pamjet – VIDEO