Gjithçka gati për “Sofrën e Ymer Prizrenit”

Gjithçka gati për “Sofrën e Ymer Prizrenit”

Dragash, 03 qershor 2016 – Siç ka bërë me dije, Ibrahim Skenderi, drejtor i Bordit menaxhues për manifestimin kulturor letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, janë kryer të gjitha përgatitjet që nesër, më 4 qershor, të mbahet ky manifestim, në nderim të Ymer Prizrenit, kryetarit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Manifestimi do të mbahet në fshatin Zgatar të Opojës, prej nga e ka prejardhjen Ymer Prizreni. Në manifestim pritet të marrin pjesë klube, shoqata letrare, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe shumë krijues letrarë, artistë e intelektualë nga të gjitha viset shqiptare.
Manifestimin e përbëjnë Sofra poetike, Sofra letrare e shkencore, Sofra muzikore dhe përmbyllet me Sofrën e bujarisë, ku do të shtrohen specialitete tradicionale të kësaj ane.
Përkrahur materialisht nga kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, organizatori do të ndajë edhe këto çmime:

– Çmimin e parë, Plaket për poezinë më të mirë në Sofrën poetike.

– Çmimin e Dytë dhe të Tretë, poashtu në Sofrën poetike.

– Çmimin Plaket “Mysafir nderi i Sofrës” – për personin që ka ndihmuar rriten e këtij Manifestimi në  edicionet e kaluara. Sipas vendimit të organizatorit, ky çmim do t’i ndahet simbolit të rezistencës, Adem Demaçit, i cili, si kryetar i LSHK-së, mbështeti fuqishëm rriten e këtij manifestimi.

Gjithashtu, në këtë manifestim do të nderohen me Mirënjohje, të gjithë poetët që marrin pjesë në Sofrën poetike, me një mbështetje simbolike materiale, si dhe personalitete e kontribuues, që me punën e tyre afirmuan personalitetin e Ymer Prizrenit.

Leave a Reply